Shpëtohet nga mbytja një 16 vjeçar .Rojet e plazhit të Sarandës nuk ishin aty. 16 vjeçari është shpëtuar nga 2 persona të rastit

Një rast mbytjeje është regjistruar pasditën e së mërkurës në bregdetin e Sarandës ku një ri rreth 16 vjeç ka rrezikur jetën. Gjatë kohës që 16 vjeçari ka qenë duke u larë në plazhin e ri në Sarandë, ai ka shfaqur probleme dhe nëna e tij ka kërkuar ndihmë tek njerëzit përrreth. Për fat të mirë në vendngjarje kanë qenë dy notarë të vjetër një prej të cilëve trajner noti, të cilët i kanë ofruar ndihmë adoleshentit. “Isha duke zhvilluar stërvitje me ekipin, kur papritmas më thërret një prind dhe më tregon që po mbytet një djalë. Kemi shkuar e kemi nxjerrur në momentet që ishte kritike, pasi po i mbushej trupi me ujë. E kemi nxjerrë në breg të detit dhe aty kemi lajmëruar një ambulancë. Këta rojet e plazhit përderisa kanë marrë një detyrë duhet të jenë aty”, u shpreh trajneri notit, Edi Vasi. Në vendin ku ka ndodhur ngjarja, kulla e vrojtimit është vetëm 100 m larg. Ndërkohë bregdeti i Sarandës ka të punësuar edhe shpëtimtar të cilët tashmë paguhen nga bashkia e këtij qytetit, por kërkesa për ndihmë e nënës së 16 vjeçarit nuk u ka bërë përshtypje, çka ka detyruar të tjerë njerëz të mbulojnë punën e tyre për të cilën paguhen.

Artikulli paraprakSHERR NË TRAGETIN E LINJËS BARI-DURRËS PUNONJËSI ITALIAN RREH DY SHQIPTARË
Artikulli tjetërVEZËT TË PREKURA NGA NJË LËNDË TOKSIKE, ALARMOHEN EKSPERTËT