Kjo është macja Stepan, një nga më të famshme në instagram që ka mbi 1 milion ndjekës në Instagram. Macja u bë e famshme falë fotove argëtuese që postoheshin në llogarinë e tij në Instagram nga pronarja e saj, Anna. Por pas pushtimit rus në Ukrainë, postimet, u ndalën papritur.

Më 3 mars, Stepan, i cili jetonte në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, bëri një postim duke bërë thirrje për paqe. Deri më 16 mars, llogaria e Stepan-it ishte bosh. Të gjithë menduan se maçoku nuk do ia dilte mbanë, mirëpo e kundërta ndodhi.

Kujdestari i maçokut siguroi ndjekësit e Stepan-it se ata janë shumë mirë. Ata u larguan nga Ukraina dhe ndodhen të strehuar në Francë. Madje, ai ka postuar disa foto të Stepan-it, të cilat tregojnë qartë frikën që ndjen kotelja.

“Më 24 shkurt, herët në mëngjes kemi fjetur në shtëpi. Në orën 5 të mëngjesit u dëgjua një shpërthim, as që e kuptova se çfarë ishte”, shkruan ai dhe shtoi: “Pas një kohe, pas gjysmë ore, ka pasur shpërthime të tjera, xhamat po dridhen. Unë u hodha dhe kuptova se diçka e tmerrshme po ndodhte!”

Artikulli paraprakRRIHET BRUTALISHT ME LEVA HEKURI DHE GRUSHTE KUZHINIERI I NJOHUR INDRIT ÇELA, MIKU I ALFIO RROTANIT
Artikulli tjetërMINISTRIA RUSE E MBROJTJES: KEMI VRARË DHJETËRA ‘MERCENARË’ NGA RADHËT E USHTRISË UKRAINASE NË NJË SULM ME RAKETA