Një grua të cilën po e merrte rrjedha e lumit Seman në vendin e quajtur “Çeligrad” në Fier, është shpëtuar nga policia në bashkëpunim me qytetarët.

Mësohet se dy punonjës policie konstatuan 51-vjeçaren M. T, që po rrezikonte të mbytej. Menjëherë punonjësit e policisë shkojnë në ndihmë të kësaj shtetaseje dhe në bashkëpunim me qytetarët bënë të mundur shpëtimin e saj.

M. T., u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakARTA MARKU:SOT NDIHEMI KRENARE, PROKURORET IA DOLEN !
Artikulli tjetër10 DHJETOR 1901, NISEN RRUGETIMIN ÇMIMET NOBEL