Situata e plehrave ne Drejtorine e Sherbimit pyjor ne Shkoder duket se ka marre nje zgjidhje edhe pse ndoshta nuk mund te jete perfundimtare. Nje dite me pare Star Plus solli ne vemendje gjendjen e renduar te ambienteve para ketij institucioni ku mbeturina te shumta hidheshin prej kohesh. Diten e Hene kishin mberritur skavatore dhe punonjes te pastrimit te cilet kane beret e mundur heqjen e mjaft inerteve dhe mbetjeve te ndryshme.
Gjendja tashme dukej drejt permiresimit edhe pse gjate ketyre punimeve ne sfond nuk shihej asnje nga drejtuesit e drejtorise se pyjeve por vetem punetoret e mjeteve te pastrimit. Ajo cfar nuk dihet me saktesi eshte vazhdimesia, nese plehra te shumta do te vazhdojne te hidhen pa kriter apo jo .Pergjegjesia eshte e te gjitheve per situaten e plehrave .Individe dhe biznese te papergjegjshme e kishin kthyer hyrjen e ketij institucioni nje vend grumbullim plehrash te cilat pervec eres se keqe percillnin nje imazh tejet te rende per kete instucion i cili ne vetvete ka si mison te saj ruajtjen e ambienteve publike dhe permiresimin e mjedisit.