Seanca e radhës ndaj gjyqtares Majlinda Andrea është shtyrë për në 17 janar. Ajo dhe disa të pandehur të tjerë akuzohen për korrupsion pasiv.

Sipas akuzës të pandehurit e tjerë në këtë proces Eleni Lino dhe Ilia Çabiri nëpërmjet sekserit Patraq Dashi do të paguanin shumën e 50 mijë eurove në këmbim të një vendimi për çështje pronash në zonën e Sarandës. Gjyqtarja Andrea dhe 3 të pandehurit e tjerë kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa bashkëshorti i gjyqtares, Odhise Andrea, ka kërkuar proces gjyqësor normal. Në seancë e parë avokati e gjyqtares kërkuan heqjen e masës së pezullimit nga detyra si dhe pavlefshmërinë e përgjimeve me argumentin se janë bërë nga një prokurori jokompetente.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA VOLEJBOLLISTI ROBERT BOROVA
Artikulli tjetërLIRIMI I HARADINAJ, PRESIDENTI SERB AKUZON BE-NË