Autori Doan Dani prezantoi gjatë së premtes në qytetin e Shkodrës librin e tij “Shpikja e Mesjetës”
, vetja dhe tjetri në medievistikën shqiptare. Gjatë diskutimeve rreth librit, autori tha se materiali bën fjalë për mënyrën se si është interpretuar historia e mesjetës nga historianët por edhe shkrimtarët. Pjesë e këtij prezantimi ishin studentë të universitetit Luigj Gurakuqi, miq të autorit dhe dashamirës të librit.