Nё shkollёn e vogёl nё Crêts en Belledonne rrezikohet tё mbyllet njё klasё, sepse numri i nxёnёsve ёshtё pakёsuar. Prindёrit, nxёnёsit dhe mёsuesit protestojnё me humor, por protesta mund tё radikalizohet.
Jetёs sё deleve nё livadhet e pasura tё Crêts en Belledonne pranё Grenoblёs sё shpejti po i vjen fundi: Kёto dele janё diҁka krejt e veҁantё. Ato i pret tani faza serioze e jetёs, sepse duhet tё shkojnё nё shkollё. Ndёrkohё ato janё regjistruar me ҁertifikatё lindjeje e gjithҁka tjetёr qё duhet sipas rregullave.
Njё shaka? Jo, kjo ёshtё njё ҁёshtje mjaft serioze pёr mjeken Gaëlle Laval dhe prindёrit e tjerё nё kёtё fshat. Ajo thotë: “Bisedova me Mishelin gjatё festёs sё trёndafilave. Unё e njihja atё dhe e dija qё ёshtё bari, ndaj iu afrova dhe e pyeta, nёse mund tё nda ndihmojё ta shpёtojmё klasёn tonё.”
Adiministrata e shkollave nё Francё do ta mbyllё klasёn fillore nё Crêts en Belledonne dhe nxёnёsit e saj do t’i shpёrndajё nё klasat e tjera. Kjo nuk duhet tё ndodhё. Pёr ta ruajtur klasёn duhet tё regjistrohen nxёnёs tё tjerё, s’ka rёndёsi se sa tё etur pёr dije janё ata ose jo. Bariu Mishel Gererd: “Unё e ndihmoj me kёnaqёsi komunёn! Edhe me delet ёshtё e njёjta gjё, nёse njё stallё ёshtё ndёrtuar pёr 300 dele, aty nuk mund tё qendrojnё 500. Pra janё 200 mё shumё e gjendja s’mund tё jetё e mirё. E njёjta gjё ndodh edhe nё shkollё nёse nxёnёsit i ngjeshin nё njё klasё. Klasa me 15 nxёnёs ёshtё nё rregull, por me 35 ndryshon situata.”
Prindёrit, nxёnёsit dhe mёsuesit reaguan dhe nё mёnyrё simbolike regjistruan 15 dele si nxёnёs tё rinj, pёr ta shpёtuar klasёn. Ajo qё duket si absurditet, ka tё bёjё nё fakt me diҁka serioze. Gjendja nё shkollat nё zonat rurale nё Francё ёshtё e keqe, ankohet edhe kryebashkiaku i fshatit Crêts en Belledonne. Kёtu ofertat e mёsimit pёr fёmijё qё kanё vёshtirёsi pёr tё mёsuar janё tё rralla. Popullsia nё zonat rurale nё Francё ndihet e lёnё pas dore. Paratё gjithmonё investohen pёr qytetet dhe Parisi kujdeset fare pak pёr provincёn, ankohen shumё.
Komunёs i mungonin vetёm pesё nxёnёs, e megjithatё autoritet i ranё shkurt duke vendosur shkrirjen e klasёs pa asnjё paralajmёrim. Gawlle Laval thotё, se ende shumё janё tё indinjuar pёrmbylljen e klasёs. “Nxёnёsit konsiderohen thjesht si numra, trajtohen sikur tё ishin dele. Ne donim me humor tё protestonim kundёr kёsaj. Tё gjithё janё kundёr mbylljes sё klasёs, por duhet luftuar kundёr ndjenjёs sё kapitullimit. Ne bёjmё rezistencё.”
Kryetari i bashkisё, Jean-Louis Moret, e konsideron tё drejtё kёtё. Para disa vitesh na thotё ai, “Ministria e Arsimit i kёrkoi qё tё financonte pёr zgjerimin e shkollёs, sepse nevojitej edhe njё klasё. Kjo kushtoi 82 mijё euro. Por ёshtё absurde, qё tani sёrish tё pakёsohet numri i klasave.”
Kёshilli i komunёs ёshtё i vendosur nё mbёshtetje tё prindёrve. Kёtё unё e vlerёsoj si njё aleancё inteligjente. Deri tani prindёrit po pёrpiqen me humor ta ndalojnё kёtё masё, por protesta mund tё marrё edhe forma mё radikale, vёren Jean-Louis Moret.
Nё Crêts den Belledonne ata qendrojnё tё bashkuar. Sepse bёhet fjalё pёr mё shumё se kaq. Eshtё fjala pёr francezёt nё provincё. Ata i nёnvlerёsojnё, Kjo duhet tё ndryshojё.
Gawlle Laval: “Nё Francё tё margjinalizojnё nёse nuk banon nё zonёn e duhur. Kjo nuk mё pёlqen aspak. Ka njё shprehje pёr kёtё: diskriminim territorial. Nё jemi larg qytetit mё tё afёrt tё madh. Ata fillimsiht deshёn tё na heqin linjёn e autobusit, ndёrsa tani duan tё na pakёsojnё klasat.”
Me humor prindёrit tani pёrmes njё anonce nё internet e kanё nxjerrё nё shitje klasёn e re tё ndёrtuar para pak vitesh. “Klasa e njё shkolle nё shitje. Nё gjendje shumё tё mirё. Ndёrtuar mё 2012, pa dёme nga lagёshtira, izolim i mirё, mure olide dhe pa amiant…”
Edhe pse jetojmё nё fshat, thonё banorёt e Crêts den Belledonne ne nuk jemi dele, qё tё na heqin pёr hunde si tё duan. Ndaj nё Shtator delet do tё shkojnё nё shkollё