Ndihmës Sekretar i Shtetit, Gabriel Escobar deklaroi se Shqipëria ka ende probleme me korrupsionin, por ka përparuar që nga vitet 90′ dhe ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në çështje ndërkombëtare, si anëtare e NATO.

“Shqipëria ka treguar një nivel lidershipi ndërkombëtar. Është mahnitëse kur e mendon se ku e filloi ky vend në vitin 91. Shqipëria ishte vend anëtar i Këshillit të Sigurimit si një vend jo anëtar i përhershëm, por dha një kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen e Ukrainës dhe ne çështje të tjera ndërkombëtare. Shqipëria është një vend i angazhuar i NATO-s dhe partner në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar”, tha Escobar, në një intervistë për Ilva Tare.

Escobar në prag të përfundimit të detyrës së tij, tha se Shqipëria ka ende shumë sfida në luftën kundër korrupsionit dhe i bëri thirrje opozirtës që të jetë e qartë në udhëheqjen e saj, duke gjetur rrugën e saj. “Shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90”, tha ai.

“Ka shumë sfida në Shqipëri, çështja e korrupsionit, manipulimi i disa institucioneve. Na duhen parti politike të afta që të ruajnë njëra-tjetrën. Ne kemi nevojë për një opozitë që mund të bëjë me përgjegjësi qeverinë, që mund t’u ofrojë njerëzve opsione, një sërë opsionesh për t’u përballur me sfidat e rrugës evropiane të Shqipërisë. Për këtë duhet që opozita të jetë shumë e qartë se cili është qëndrimi i saj, të jetë e qartë për udhëheqjen e saj. Dhe më duhet të them, shpresoj që zgjedhja për drejtimin të mos jetë dikush që na kujton ditët e këqija e të vjetra në Shqipërinë e viteve ’90. Kështu që unë shpresoj se përfundimisht partia kryesore opozitare do ta gjejë rrugën e saj”, tha zyrtari i lartë amerikan.

Artikulli paraprakSHKODËR, USHTROI DHUNË NDAJ BABAIT TË TIJ, PROCEDOHET PENALISHT 42-VJEÇARI
Artikulli tjetërRRUGA ADRIATIKO-JONIANE MURIQAN-LEZHË