15 artistë shkodran u bënë bashkë në ekspozitën “Gjethet që Harroi Vjeshta” që u hap në galeri “Oda” në qytetin e Shkodrës. Në ekspozitë erdhën punime të ndryshme artistike, nga fotografitë deri tek pikturat e skulpturat. Mesazhi i kësaj ekspozite shprehet organizatorja Rozafa Shpuza është që artistët shkodran të kenë një mbështetje më të madhe.
Një prej pjesëmarrësve që solli Martin Camajn përmes skulpturës, artisti Ferid Kola thotë se këto aktivitete kulturore nxisin ndjenjat pozitive për shkodranët që në jetën e përditshme përballen me shumë probleme.
Artisti Kola thotë se në Shkodër skulptura pothuajse nuk ekziston më dhe kjo jo për fajin e skulptorëve.
Të pranishmit shijuan punimet e ekspozitës “Gjethet që harroi vjeshta” në mjediset e galeri “Oda” duke synuar që të kthehet në një traditë të bukur me pjesëmarrjen e artistëve shkodran.