Shpyllëzimi i pyjeve të Amazonës në Brazil ka arritur në nivelin më të lartë nga viti 2008, ka njoftuar Agjencia për Hapësirë e këtij shteti, Inpe.

Zonat pyjore kanë humbur 11,088 kilometra katrorë të vegjetacionit në periudhën gusht 2019 – korrik 2020, duke shënuar rritje prej 9.5 për qind në krahasim më 12 muajt paraprakë, kanë treguar të dhënat e agjencisë.

Shkencëtarët thonë se Amazona është përballur me humbje të shkallës së lartë, prej kur Jair Bolsonaro ka nisur të udhëheqë shtetin më 2019.

Pyjet e Amazonës përbëjnë rajon tejet me rëndësi që ngadalëson rrugën drejt ngrohjes globale.

Prej kur ka marrë pozitën, gati dy vjet më parë, Bolsonaro ka inkurajuar zgjerimin e aktiviteteve bujqësore edhe atyre për mina,në zonën pyjore më të madhe në botë.

Të dhënat e kësaj agjencie janë preliminare, meqë të dhënat zyrtare do të publikohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Në të kaluarën, Bolsonaro është përplasur me këtë agjenci sa u përket të dhënave për shpyllëzim.

Vitin e kaluar, ai ka akuzuar këtë trup për dëmtim të imazhit të Brazilit.

Artikulli paraprakPËR HERË TË PARË QË NGA ZJARRI, KONCERTI I KRISHTLINDJES NË KATEDRALEN NOTRE-DAME
Artikulli tjetërSTAR TREND – 01.12.2020