Erozioni dhe vërshimi i përrenjeve malor në kohë me shi është kthyer në shqetësim në shumë zona të Lezhës. Shkaku kryesor i kësaj situate konsiderohet dëmtimi i pyjeve dhe bimësisë, ndër vite.Bashkia Lezhë ka identifikuar zonat më problematike dhe po punohet për rikuperimin e pyjeve të dëmtuara si dhe shtimin e siperfaqeve të gjelberta në vendet ku ka nevojë.Vetem në kuroren e gjelbert të fshatit Pllanë u mbollen 800 drurë dekorativ pishe e eger dhe e butë, ndërsa pjesë e aksionit ishte dhe krybashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.
Vetëm gjatë këtij viti janë mbjellur 7 mijë fidan drurë, kryesisht në zonat me problem eroziv bën të ditur Përgjegjesi i Pyjeve në Bashkinë Lezhë Artan Palushi.
Fushata e mbjelljeve të fidaneve të rinj pyjor është shtrirë në të gjithë Njesitë Administrative të Bashkisë Lezhë dhe krahas shtimit të siperfaqeve të gjelbërta, pritet të japin ndikim pozitiv dhe në eleminimin e fenomeneve erozive.