Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ndodhet për një vizitë në Berlin të Gjermanisë, aty ku ka takuar parlamentarë të ndryshëm të Bundestagut.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Mediu thotë se ka takuar shumë parlamentarë të CDU dhe SPD, të cilët, i ka njohur me situatën në Shqipëri. Sipas tij, në Shqipëri është shkatërruar pluralizmi politik dhe janë vjedhur votat.

STATUSI I PLOTE
Gjatë pritjes së takimit të Berlinit, të zhvilluar në Bundestag, pata kënaqësinë të takoj dhe falënderoj Kryetarin e Bundestagut (Parlamentit) Dr Wolfgang Schäuble, për angazhimin në mbështetje të Shqipërisë.

Diskutova për situatën e rëndë politike në Shqipëri, dhe luftën e opozitës për largimin e qeverisë, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, me deputetët Josip Juratovic, Johannes Selle, Volkmar Klein etj

Ndërkohë dje, gjatë qëndrimit në Berlin, Mediu zhvilloi takime në Bundenstag me anëtare te Parlamentit Gjerman të CDU dhe SPD. Volkmar Klein, Albert Weller, Frank Heinrich (Chemnitz), Andreas Schëartz, Bernd Rutzel etj.

“Shqetësimi në Gjermani për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri janë prezent në cdo takim. Në takime theksova se në Shqipëri qëllimisht është shkatërruar sistemi kushtetues qëllimisht, po shkatërrohet pluralizmi politik, vjedhja e votave nga bandat me urdhër të Rilindjes në 2017 e kanë futur Shqipërine në një krize të paprecedentë.

Rama po kërkon të zhvillojë zgjedhje farsë në 30 qershor, vetëm me një kandidat të zgjedhur prej tij. Shqipëria është në prag konflikti prandaj mbeshtetja e Bundestagut vecanërisht deklarata e Z Johann Wadephul, dhe Christian Schmidt janë një mbeshtetje për ndalimin e marrëzisë së Ramës.”- shprehet Mediu.

Artikulli paraprakMETA PËR “DEUTSCHE WELLE SHQIP”: BUNDESTAGU, VULLNET TË QARTË PËR TË NDIHMUAR KAPËRCIMIN E KRIZËS NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërKOMBËTARJA NË ISLANDË, TEKNIKU REJA KËRKON PIKË NË DEBUTIM