Përdorimi i gjuhës shqipe në lajme do të studiohet nga qendra “New Policy Group” me mbështetjen financiare të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Pikërisht në këtë kuadër drejtues të projektit zhvilluan në Shkodër një trajnim me gazetarët ku u pasqyruan problemet kryesore gjuhësore në lajme, shkaqet dhe ndikimet etj.
Menaxheri i projektit Bledar Qalliu ka bërë një hulumtim mbi gjuhën informative të televizioneve. Nga analizat e gjetjeve ka rezultuar se gabimet në edicionet e lajmeve u konstatuan në leksik, drejtëshkrim, stilistikë, sinkataksë etj
Projekti “Qartë dhe Shqip”, i mbështetur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, parashikon monitorimin për një muaj rresht të edicioneve qendrore të lajmeve të katër televizioneve kombëtare dhe 2 televizioneve lokale.
Specialistët do të studiojnë kategoritë e ndryshme të gabimeve dhe do të hartojnë një raport me gjetjet dhe rekomandimet për përmirësim në gjuhën e përdorur nga gazetarët në këto edicione.Studimi do të shtypet në një libër dhe do të diskutohet në tryeza me gazetarë, gjuhëtarë, shoqërinë civile në disa qytete të vendit.