Ashtu siç edhe pritej, Federata Shqiptare e Futbollit, ka publikuar çmimet dhe ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e parafundit eliminatore të Euro 2020, Shqipëri-Andorrë, që do të luhet më 14 nëntor, ora 20:45, në “Elbasan Arena”.
Çmimet e biletave variojnë:
500 lekë më e lira në tribunat G2 dhe C2. 1 000 lekë në tribunat G1, G3, C1. C3.
1 500 lekë në tribunat F dhe D. 2 000 lekë tribuna E. 3 000 lekë tribunat B1 dhe B5.
4 000 lekë në tribunat A1, A4, B2 dhe B4 dhe 5 000 lekë në tribunat B3, A2 dhe A3. 8 000 lekë në tribunën VIP.
Të interesuarit mund t’i gjejnë biletat pranë dyqanit të FSHF, tek stadiumi “Selman Stërmasi” dhe në “Elbasan Arena”, si dhe “online”.