Shqipëria dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e informacionit të klasifikuar.

Marrëveshja është nënshkruar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje krijon kushtet që ministritë dhe institucionet shtetërore të vendit tonë të lidhin marrëveshje në të cilat përfshihet shkëmbimi i informacionit të klasifikuar me Bashkimin Evropian të niveleve më të larta të klasifikimit të sigurisë. Sipas Ministrisë së Jashtme, kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit Shqipëri – BE në fushën e sigurisë. Gjatë diskutimit mbi sfidat e sigurisë dhe krizën e refugjatëve me të cilat përballet sot BE dhe vende të Ballkanit Perëndimor, u evidentua nevoja që momente të tilla të çojnë në një thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit midis BE-së dhe rajonit. Marrëveshja u firmos në Tiranë ku përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini qëndroi për një vizitë një ditore dhe u takua me zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar.

Artikulli paraprakMOGHERINI MBYLL VIZITËN NË SHQIPËRI ME TAKIMIN ME BASHËN
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET VRASJA E MARTIRËVE TË KISHËS KATOLIKE