Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar  një ndeshje miqësore me Bosnje Hercegovinen “Elbasan Arena”.

Kjo përballje ka ardhur  pas humbjes prej 2-0 nga Italia në kuadër të kualifikimeve për ‘Rusia 2018’ që zbehu gjasat e kuqezinjve për kualifikim në Kampionatin Botëror. Nga ana tjetër, Bosnje Hercegovina fitoi me rezultat 5-0 kundër Gjibraltarit. Ndërkohë janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja skuadrave: Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Strakosha, Alla, HysajJ, Aliji, Basha, Veseli, Memushaj, Kukeli, Balaj, Llullaku, Hyka. Formacioni zyrtar i Bosnje e Hercegovinës: Begovic, Vranjes, Zukanovic, Sunjic, Djumic, Lulic, Pricic, Jajalo, Krunic, Kodro, Dzeko. Ne minuten e 6-te te pjeses se pare,Bosnje -Hercegovina fiton nje 11 metersh i cili kthehet ne gol nga Dzeko.Pjesa e pare ka perfunduar 0-2 ku Shqiperia ka pesuar gol perkatesisht ne minutat 5 dhe 42.Ne te 5-en minute ishte Dzeko qe kaloi ne avantazh Bosnje -Hercegovinen pasi ktheu ne gol nje 11 metersh te akorduar per ekipin e tij.Ndersa ne minuten 42 te pjeses se pare , ishte nje aksion shume i bukur i futbollisteve boshnjake qe shenuan golin e dyte me Lulic.Ne pjesen e dyte,futbollistet shqiptare e shtuan presionin dhe ne minuten e 68-te , sulmuesi Bekim Balaj arriti te shenoje duke e shkurtuar diferencen.Me gjithe ndryshimet e bera ne formacion, shqiptaret nuk munden te bejne me shume duke humbur 1-2,ne fushen e Elbasan Arena.

Artikulli paraprakKËRKOHEJ NË GJITHË EUROPËN, ARRESTOHET SHQIPTARI PAS FOTOS NE RRJETET SOCIALE
Artikulli tjetërU TALL ME PRIFTËRINJTË, QEVERIA KËRKON SHKARKIMIN E IMAMIT KALAJA