Por që ka mbaruar me një rezultat të barabartë 0-0. Në zemër të Danimarkës, në Kopenhagen kombëtarja Shqiptare arrite që të barazonte ndaj danezëve të Olsen. Kombëtarja Shqiptare sëbashku me atë danezë kanë nga 11 pikë, por kuqezinjtë kanë një ndeshje më pak. Në Minutën e 92′ Odise Roshi kishte mundësinë të bënte historin, por u ndal përball portës daneze. Në minutën e 82′
De Biazi bën lëvizjen e radhës, nxjerr nga fusha Gashin dhe vjen me energji të reja Odise Roshi. Në minutën e 74′ danezët shënojnë gol, por anuluhet për pozicion jashtë loje. Danezët e nisin pjesën e dytë me dy zëvendësimi dhe me këmbënguljen për fitore. Në minutën e 55 dhe të 60 danezët janë shumë afër golit, por Berisha shpëton portën. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0 Pjesa e parë mes Danimarkës dhe Shqipërisë ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Loja ka nisur mirë për kuqezinjtë. Rast i parë i pastër për shqiptarët ishte në minutën e 24, ku Lenjani kroson rdrejt zonës, Cikalleshi godet me kokë, por portiere danez ka devijuar me vështirësi në koditje nga këndi Gashi dhe Lenjani kanë zhvilluar një kombinim perfekt gjatë pjesës së parë. Në minutën e 29 Gashi pason tek Lenjani, i cili vjen me shpejtësi nga e majta në hyrje të zonës dhe godet lehtë por rrezikshëm, për fat të keq topi kalon shumë pranë shtyllës pingule.