Shqipëri-Greqi-Turqi në harmoni, Bushati i lumtur me homologët
E ndërsa atmosfera nuk duket shumë pozitive në kampin e mbrojtjes, diplomacia shqiptare, greke dhe ajo turke duken në harmoni. Të paktën këtë ka dashur të transmetojë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati me një foto të postuar në fb sëbashku me homologët e Turqisë dhe Greqisë, ku shihen shumë të qeshur në Ministerialin e OSBE-së në Hamburg.