Shqipëria do të presë Islandën më 10 shtator në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian të vitit 2020, sfidë e vlefshme për grupin H, ku Islanda mban vendin e tretë në grup me 9 pikë, ndjekur nga kuqezinjtë me 6 pikë pas 4 takimesh, Shqipëria do të ndeshet me Islandën pas takimit ndaj Francës, ndaj duhet patjetër një sukses për të mbajtur gjallë shpresat e tifozëve kuqezi për një tjetër aventurë europiane pas asaj të vitit 2016.
Kështu, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar 22 ditë më përpara çmimet e biletave për këtë përballje, e cila do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Çmimi më ekonomik për tifozët është 5 mijë lek të vjetra për qendrën e sektorëve pas porte (G2, C2). Më pas çmimet rriten me 10 mijë lek për skajet e sektorëve pas porte (G1, G3, C1, C3), 15 mijë
lek për skajet e tribunës karshi (F, D), 20 mijë për qendrën e tribunës karshi (E), për të kaluar në tribunën qëndrore ku një biletë kushton 40 mijë lek në vendin më të lirë deri në 120 mijë lek në sektorin VIP. Ndaj islandezëve kombëtarja shqiptare synon që të arrijë një fitore por në fakt nuk do ta ketë aspak të lehtë për shkak të paraqitjeve të mira të tyre dhe objektivave që kanë për kualifikimin në grup.
Kuqezinjtë pavarësisht se matematikisht janë ende në lojë duke parë renditjen momentale dhe ndeshjet që do të ketë në vazhdimësi duket si një mision i pamundur për të përsëritur ëndrrën e kualifikimit ashtu si në europianin e 2016-ës.
Megjithatë kombëtarja shqiptare do të tentojë deri në fund që të marrë maksimumin nga përballjet e mbetura. Ishte menduar që ndeshje me Islandën të luhej në stadiumin e ri në Tiranë “Arena Kombëtare” por në fakt nuk është ende gati dhe kjo sfidë do jetë në “Elbasan Arena” ndërsa impianti i ri mund të inaugurohet me ndeshjen Shqipëri-Francë duke qenë se është drejt fundit.