Policia e Shtetit shqiptar në bashkëpunim me kolegët e Guradia di Finanza në Itali, pas gjashtë orësh ndjekieje, kanë finalizuar një tjetër operacion antitrafik në kudër të luftës kundër narkotikëve.

Në përfundim të këtij opercioni është sekuestruar një skaf me një sasi prej 533.5 kilograme lënde narkotike (të dyshuar si Canabis Sattiva),dhe me dy shtetas italianë në bord. Puna ka filluar rreth orës 12:50 të ditës së shtunë kur Qendra Ndërkombëtare Operacionale Detare në Durrës , ka njoftuar për një mjet që lëvizte me shpejtësi nga perëndimi në drejtim të kepit të Rodonit. Pas këtij njoftimi u vunë në lëvizje mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe Migracionit, të GdF dhe u njoftua INTERFORCA. Ndjekja nga Policia Kufitare dhe GdF vazhdoi deri në ujërat ndërkombëtarë. Forcat bli njoftojne se në këtë kohë mjetet aeronautike dhe detare italiane të GdF hynë në veprim dhe rreth orës 19.00 në momentin e hyrjes në ujërat italiane u identifikua dhe ndalua mjeti i lundrimit me dy persona në bord dhe me ngarkesën me lëndë narkotike prej 533.5 kilogramë. Drejtuesit e mjetit ishin dy shtetas italianë A.M, 38 vjeç dhe A.C, 60 vjeç, te dy nga Brindisi GdF ndaloi dy skafistët dhe sekuestroi ngarkesën me Cannabis Sattiva. GdF italiane ka vlerësuar Policinë e Shtetit/Policinë Kufitare dhe QNOD për shkëmbimin në kohë të informacionit dhe bashkërendimin e operacionit që çoi në identifikimin e mjetit, kapjen e autorëve dhe sekuestrimin e lëndës narkotike.

Artikulli paraprakPO NDODH TANI NË SHKODËR, JA DENONCIMI I QYTETARËVE
Artikulli tjetër77 TË PLAGOSUR NGA SHPËRTHIMI I GAZIT