I GJITHË KABINETI I KOSOVËS DO TË JETË TË HËNËN NË TIRANË. Kabineti qeveritar i Kosovës me në krye kryeministrin Isa Mustafa do të ushëtojë të hënën drejt Tiranës, ku do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive. Shefi i qeverisë kosovare është shprehur optimist për këtë takim, duke ndarë bindjen se kjo mbledhje do të hapë një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy shteteve shqiptare.

“Të dashur miq, Dua të ndajë me Ju gëzimin që tashmë po kryhen përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Së këndejmi, jam optimist se mbledhja e së hënës në Tiranë do të jetë e suksesshme dhe do ta hapë një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy shteteve tona” shkruan Mustafa në fb. Kryeministri kosovar zbulon se i gjithë kabineti qeveritar që gjendet në Kosovë do të kalojë së bashku Rrugën e Kombit për të arritur të organizuar dhe në të njëjtën kohë në Tiranë. Për shefin e qeverisë kosovare, dy shtetet shqiptare asnjëherë deri më tani nuk e kanë pasur situatën më të përshtatshme në shtëpi, por edhe atë rajonale e ndërkombëtare, që të krijojnë politika të përbashkëta në të gjitha fushat, që na lidhin dhe i bëjnë marrëdhëniet tona dypalëshe të veçanta. Mediat kosvare, duke cituar zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës flasin për nënshkrimin e 10 marrëveshje në fund të mbledhjes së 23 marsit, në fushën e sigurisë, arsimit, kulturës dhe për bashkëpunimin ndërkufitar. Ndërkohë që pritet që në këtë mbledhje të përgatiten edhe disa pika për çështje tjera e të cilat do t’i paraprinin një takimi tjetër të përbashkët.

Artikulli paraprakRRËFEHET TADIÇ, DAÇIÇ KËRKONTE LUFTË NË KOSOVË
Artikulli tjetërMASAKRA NË TUNIZI, PUBLIKOHEN PAMJET