Shqipëria dhe Kosova kanë luajtur këtë të shtunë në stadiumin “Loro Boriçi” miqësoren e tyre të dytë për kategorinë e 15 vjeçarëve. Pas barazimit të arritur dy ditë më parë në mes tyre, edhe kësaj rradhe është arritur një tjetër barazim.
Të parët që kanë shënuar kanë qënë kosovarët me anë të Mahmutit në minutën e 15-të ndërkohë që në minutën e fundit të pjesës së parë ka qenë Mezani ai që me kokë ka shënuar golin e barazimit pas një goditje këndi.
Ndërkohë edhe trajneri i kombëtares së Kosovës u shpreh se ky takim ishte si një test për lojtarët e të dy ekipeve edhe pse skuadra e tij ishte më në epërsi sesa kombëtarja kuqezi.
Në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi” kanë qenë për të ndjekur këtë miqësore përveç familjarëve të dy ekipeve në fjalë dhe tifozëve prezent kanë qënë edhe trajnerët e ekipeve të tjera kombëtare të moshave të Shqipërisë,
duke filluar nga Bogdani, Mustedanagiç me gjithë stafin e tij si dhe trajnerët e kombëtares së femrave.