STËRVITJE E PËRBASHKËT NË REPARTIN E ZJARRFIKËSVE NË SHKODËR.Në repartin e zjarrëfikësve në Shkodër është zhvilluar një stërvitje e përbashkët me emergjencat civile dhe forcat operacionale të shtabit të përgjithshëm të Shqipërisë, një projekt ky i financuar nga Bashkimi.
Sipas drejtuesve të shtabit të përgjithshëm këto stërvitje shërbejnë për përmirësim ndërsa thonë se ka mangësi sa i përket mjeteve dhe bazës logjistike që janë të vjetruara.Vite më parë grupet e shpëtimit dhe forcat e tjera operacionale u gjendën në vështirësi kur Shkodra u prek nga përmbytjet masive në shumë zona të saj. Këto stërvitje të përbashkëta synojnë rritjen e cilësisë në këtë rast tek reparti i zjarrfikësve.
[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/aRt853J6uCU?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]