Shqipëri-Maqedoni-Kosovë, tre mln € për ekosistemin ndërkufitar
Tre ministrat e mjedisit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për menaxhimin e ekosistemit ndërkufitar. Ky projekt ka filluar në vitin 2013, por sot ka marrë rikonfirmimin e ministrave të rajonit për mabrëvajtjen e tij. “Menaxhimi i Ekosistemit Ndërkufitar” ka bërë së bashku të tre ministrat e mjedisit të rajonit. Ministri i Mjedisit të Shqipërisë, Lefter Koka, Ministri i Mjedisit të Maqedonisë, Bashkim Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit të Kosovës Ferat Shala, zhvilluan në Tiranë Takimin e Nivelit të Lartë, gjatë të cilit diskutuan pikëpamjet e tyre për “Për një zonë të mbrojtur ndërkufitare të rajonit, që aktualisht është pjesë e projektit që u prezantua pas Takimit të Nivelit të Lartë. Me përfundimin e këtij projekti kjo zonë ndërkufitare do të hyjë si krye prioritet dhe me proçedura të thjeshtuara, në çdo aplikim që do të bëhet për fondet IPA ndërkufitare Projekti është formosur në vitin 2013 dhe ka marrë një rikonfirmim për realizimin e tij edhe nga Ministri i Mjedisit të Kosovës Ferat Shala. Sinkroni Ferat Shala MM KOsovë Edhe Ministri i Mjedisit të Maqedonisë Bashkim Ahmeti ndau të njëjtin qëndrim duke thënë se “rikonfirmojmë vullnetin e qeverisë sonë bazuar në firmosjen e marrëveshjes në 2013 mes 3 vendeve dhe këtij vizioni të përbashkët për avancimin e zonave ndërkufitare. Kontribuojmë në mbrojtjen më efikase dhe përmbushjen e qëllimeve globale për biodiveristetin”. Projekti Rajonal për Menaxhimin e Eksosistemit Ndërkufitar zbatohet si pjesë e Fondit të Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Biodiversiteti dhe financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim me një vlerë prej 3 milionë euro, ky fond ka paracaktuar një vlerë prej 250,000 Euro për të 3 vendet e rajonit, të dedikuar specifikisht për zonën e Sharrit.