Shqipëria dhe Serbia luajnë aktin e dytë por me një frikë të madhe nga incidentet. Sonte në Elbasan do të jetë një mbrëmje historike, pasi përballë Shqipërisë në fushë do të jetë kombëtarja e Serbisë. Elbasani është që tashmë nën pushtetin e tifozëve kuqezinj. Që në orët e para të mëngjesit tifozët nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, dhe jo vetëm, janë nisur drejt Elbasanit, aty ku në mbrëmje do të luhet përballja e shumëpritur Shqipëri-Serbi.
Gjithçka është kuq e zi dhe dyndja e tifozëve ka filluar të ndjehet ende pa kaluar mesdita. Policia e Elbasanit bën publike masat e sigurisë për të gjithë tifozët që do të ndjekin në stadium ndeshjen “Shqipëri- Serbi” që do të mbahet sot në orën 20: 45. Në stadium nuk do të lejohen banderola me mbishkrimin “Shqipëria Etnike”. Asnjë bluzë ose shall me simbolet e Kosovës. Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Harta Etnike”. Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Shqipëria Autoktone”. Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin e ndonjë heroi të Kosovës. Nga ora 12:00-19:00, janë bllokuar segmenti rrugor nga rruga “Dervish Hima”, rruga e “Elbasanit”, tuneli i Elbasanit ku nuk do të lejohen kalimi mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit. Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: 1. a) sende të forta, 2. b) shishe (të cfarëdolloji) 3. c) fishekzjarre 4. d) monedha apo metale (të cfarëdolloji) 5. e) çelësa të ndryshëm. Në të kundert nuk do të lejohen të futen në stadium. Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit Nuk do te lejohet marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë.