Ndeshja Shqipëri- Serbi nuk do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës siç ishte planifikuar por në Elbasan Arena. Ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2016, do të zhvillohet më 8 tetor 2015, dhe ishte parashikuar të zhvillohej në stadiumin “Loro Boriçi” i cili tashmë ka nisur dhe rikonstruksionin. Por sot FSHF informoi se kombëtarja serbe do të pritet në stadiumin e Elbasanit.

UEFA- Takimi s’mund të luhet në Shkodër – “Në lidhje me organizimin e ndeshjes eliminatore të kampionatit Europian “Francë 2016” që do të luhet në Shqipëri, FSHF informon se UEFA kërkon siguri të plotë dhe gjykon se ky takim nuk mund të zhvillohet në një stadium ku luhet për herë të parë” thuhet në deklaratën e bërë publike sot UEFA- “Loro Boriçi” duhet testuar fillimisht- “ Stadiumi “Elbasan Arena” ka dhënë prova të sukseshme në aspektin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së përgjithshme të ndeshjeve. Sipas UEFA-s stadium i ri duhet testuar fillimisht në një miqësore të nivelit të lartë dhe pastaj mund të vazhdojë normalisht ndeshjet zyrtare ndërkombëtare” vijon deklarata. FSHF:Shqetësimi i UEFA legjitim- “Federata Shqiptare e Futbollit mirëkupton shqetësimin legjitim të UEFA-s duke patur parasysh specifikën e këtij takimi dhe shkallën e lartë emocionale të krijuar rreth saj për shkaqet që dihen. Për këtë arsye ajo vendosi që takimi Shqipëri –Serbi ta organizojë në Elbasan-Arena” nënvizon më tej deklarata. Ndërkohë FSHF informon se do të sigurojë një miqësore të nivelit të lartë në Shkodër për të inauguar stadiumin e rikonstruktuar. FSHF ka nisur punën me agjencitë ligjzbatuese duke siguruar plotësisht ecurinë normale të kësaj ndeshjeje

Artikulli paraprakSHEFI I KOMISARIATIT DHUNON GAZETARIN E “STAR PLUS”
Artikulli tjetërUGSH DËNON DHUNËN E DEMROZIT NDAJ GAZETARIT TË “STAR PLUS “