NË SHKODËR E PRESIN ME OPTIMIZËM NDESHJEN, POR MUND TË KETË HAKMARRJE. Me vendimin që mori Këshilli Kombëtar i Territorit për rikonstruksionin e ndërtimit të stadiumit “Loro Boriçi” ka rritur optimizmin sidomos tek tifozët shkodranë dhe veriun e shqipërisë se emcoionet e ndeshjes Shqipëri-Serbi mund të përjetohen në këtë stadium. Jo pa qëllim ndoshta kjo ndeshje do të zhvillohet në Shkodër pasi në këtë qytet bashkëjetojnë dhe pakicat Serbe.
Por për ljtarin e kombëtares shqiptare ndeshja e tetorit me Serbinë në Shkodër mund të kalojë me probleme në rast se tifozët serbë vendosin që të vijnë në mbështetje të përfaqësueses së tyre. Kështu ka folur futbollisti I Kombëtares së Shqipërisë dhe i klubit të Baselit. Nëse shikuesit serbë vijnë atëherë do të jetë rrezik, sepse populli jonë mund të hakmerret për atë që ka ndodhur në Beograd”, ka thënë Xhaka. Sigurisht dhe kjo është menduar kohë më parë, por kjo mbetet në kuadrin e hamendësimeve. Përsa i përket ecurisë së kombëtares, mesfushori shqiptar është shprehur i bindur që përfaqësuesja shqiptare do të kualifikohet për në Europianin 2016. Ai e ka lavdëruar skuadrën e Armenisë që e mposhti Shqipëria, duke thënë se ka një ekip të mirë. Gjithsesi vemendja aktualisht është e fokusuar tek fillimi i punimeve për rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi” e më pas në qoftëse ai do të jetë gati për në Tetor mund të mendohet për sigurinë apo problemet e mundshme