Shqipëri-Spanjë, ja formacionet

Ndërsa na ndajnë me pak nje orë nga përballja me 3 herë kampionët e Europës dhe një herë të botës, uebsajti spanjoll sportiv “AS” ka publikuar edhe formacionet e mundshme të dy skuadrave. Sipas “AS”, trajneri i spanjollëve, Lopetegui do të fusë në fushën e lojës një formacion sulmues 4-3-3, duke kërkuar menjëherë golin. Ish-kampionët e botës do të tentojnë të marrin kreun e grupit G duke mundur Shqipërinë.Megjithatë trajneri De Biasi dhe lojtarët e kombëtares shprehen të gatshëm për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive pavarësisht kundërshtarit të fortë.Me dy ndeshje të fituara, Shqipëria  mban kreun e grupit duke lënë pas Furia Roja-n.Formacionet: Shqipëria: Berisha; Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Agolli; Xhaka, Lila, Memushaj, Roshi, Lenjani; Balaj.Spanja: De Gea; Pike, Ramos, Monreal; Buskets, Koke, Alkantara, Injesta; Vitolo, Kosta, Silva.

Artikulli paraprakRAI 3 NE PARCELAT ME KANABIS NE ZEMER TE SHQIPERISE
Artikulli tjetërKOSOVA HUMBET PERSERI.MUNDET 3-0 NGA UKRAINA