Federata Shqiptare e Futbollit, ka konfirmuar se nuk ka mbetur asnjë biletë e lirë teksa kanë mbetur edhe 9 ditë nga sfida kundër Spanjës.

Lajmi në fjalë është dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare, Ilir Shulku, i cili gjatë një prononcimi për mediat, ka theksuar se nuk ka asnjë biletë në shitje për ndeshjen që do të luhet në “Loro Boriçi”. “Për ndeshjen me Spanjën nuk ka asnjë biletë në shitje. Cilido që ka rezervuar biletën duhet të paraqitet në sportel për ta marrë brenda afateve, pasi në rast vonese do të digjet mundësia për ta marrë”, u shpreh Shulku

Artikulli paraprakFUTBOLLISTI I KOMBËTARES SHQIPTARE BËHET KAMARIER
Artikulli tjetërGAZSJELLËSI TAP, RAMA: 1700 TË PUNËSUAR