15 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO mblodhi në një takim të organizuar nga ish ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ish ministra shqiptarë të angazhuar në vitet e rrugëtimit të vendit deri në pranimin e plotë, por edhe ish gjeneralë e zyrtarë të NATO-s që përcollën mesazhet e tyre. Ish gjenerali suprem i NATO-s James Jones, tha se pranimi i Shqipërisë në NATO u arrit përmes reformave të thella të FA dhe angazhimit të popullit shqiptar. Ai tha tha se rajoni i ballkanit mbetet i ekspozuar ndaj kërcënimit të forcave destabilizuese.
“Sot NATO përballet me sfida sigurie dhe gjeopolitike, sidomos pas pushtimit të ukrainës nga rusia. Vendet e Ballkanit pjesë e NATO-s duhet të bashkëpunojnë ndaj forcave malinje, SHBA duhet të jenë më të pranishme, të forcojnë marrëdhëniet për të neutalizuar këto forca që duan të destabilizojnë, Rusia, Kina e Irani. Rajoni juaj është vija e parë frontit të luftës së ftohtë, vija e re e frontit të mbrojtjes. Dhe ne nuk mund të kemi dobësi në këtë linjë”.
Në të njëjtën linjë ishin ish shefi i cias Gjeneral David Petreaus dhe Giampaulo di Paula, ish kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, që veçuan kërcënimin që i vjen Ballkanit nga Rusia që kërkon të kete ndikimin e saj. Ballkani është rajoni ku Rusia sunon të krijojë destablizim, ndaj i rëndësishëm eshtë bashkëpunimi” tha Petraus. Ndërkohë Giampaolo di Paula, ish kryetari komitetit ushtarak në NATO u shpreh. Ajo që po ndodh në Ukrainë, cënon sigurinë e kontinentit tonë. Për herë të parë në Evropë, ekziton lindja e një konflikti me Rusinë, sepse Rusia e Putin sunon të bëhet si në kohën e Carit. Përgjegjësia që kemi nuk është çështje shtetesh të vegjel apo të mëdhenj. Sipërmarrja e NATO-s në Ballkan, nuk ka përfunduar, sepse ka vende që nuk janë anëtare. Ndërkaq ish ministrat, e jashtëm Besnik Mustafaj dhe Paskal Milo, thanë se rrugëtimi për të qenë pjesë e NATO-s, ishe i vështirë, por u arrit me shumë sakirifica Ne 1994 paraqiti kërkesën për anëtarësim, i pari vend ish komunist. Kishte hezitim nga vendet e tjera per t’u bërë pjesë e NATO-s, per shkak të pjesëmarrjes dikur në traktatin e Varshavës. Kemi pasur takime intensive me zyrtare e gjenrale te natos. Havier solan ana thoshte qe jemi ne dispozicion për t’u mbëshetur. Shqipëria u kthye në një pravapvijë të natos në atë kohë. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme. ne ndiheshim në gjendje lufte. Qeveria shqiptare mblidhej 3-4 here në ditë për të diskutuar për ecurinë e procesit të NATO-s. Vuri në dispozicion të NATO-s të gjithë infrastrukturën e saj, civile e ushtarake. Pritja e 500 mijë shqiptarëve të Kosovës, ka qenë një moment papërsëritshëm, ngjarje e madh” tha Milo.
Për Fatmir Mediun, në atë kohë ministër iMbrojtes përfaqësuesit e politikës shqiptare të angazhuar në proces treguan aftësi lidershipi dhe fituam simpatinë e SHBA. Ndërsa ish ministri i Mbrojtes së Kosovës e njëherazi ish pjesëtar i UÇK-së Anton Cuni, tha se ndonëse ka përmbushur kushtet vendi i tij nuk ka marrë ende ftesën për partneritetin e paqes nga NATO. Në 15 vjetorin e Shqipërisë në NATO, Kosova ende nuk e ka marrë ftesën për partneritetin e paqes, edhe pse i plotëson kushtet. 5 shtete që se njohin ende, janë pengesa kryesore që Kosova mbetet jashtë. Por këto po dëmtojnë dhe po mbajnë gjallë synimet destabilizuese të Rusisë dhe ato hegjemoniste të Serbisë. Zgjerimi i NATO-s në Kosovë, do të shuante ëndrrat ruse me ndihmën e Beogradit, që të ruajë ndikimin në Ballkan. Dhe në këtë mënyrë të definojë fitoren” tha Anton Çuni, ish ministër i Mbrojtes së Kosovës.