Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri i vendit dhe kreu i PS-së, Edi Rama ka prezantuar kartën e re të anëtarësimit në Partinë Socialiste.
Ai i bën ftesë se kush zgjedh PS të përfshihet edhe në ripërtëritjen e familjes më të madhe politike të shqiptarëve.
Rama: MIRËMËNGJES dhe me Kartën e Re të anëtarësimit në Partinë Socialiste, si edhe me ftesën që kush zgjedh PS të përfshihet edhe në ripërtëritjen e familjes më të madhe politike të shqiptarëve, duke u bërë pjesë e saj për ta bërë këtë vend krenarinë tonë më të madhe, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë