Shqipëria është zgjedhur anëtare e Përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në lidhje me këtë lajm, ka folur për Zërin e Amerikës, ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka.

Xhaçka ka theksuar se Shqipëria, në pozicionin që ka arritur të fitojë, mund të kontribuojë në zgjidhjen e shumë problematikave rajonale dhe globale.

“Nuk kemi pse të jemi optimist, se ne mund të arrijmë shumë, duke kontribuar në zgjidhjen e problematikave rajonale e globale. Çështja e Kosovës, konsolidimi i pavarësisë së Kosovës dhe rritja e numrit të njohjeve është objektiv strategjik i Shqipërisë. Pavarësia e Kosovës është objektiv kombëtar dhe ndihmon në stabilitetin e rajonit.

Do bëjmë gjithë është objektiv kombëtar dhe ndihmon në stabilitetin e rajonit. Do bëjmë gjithçka që çështja e Kosovës, të vihet në vëmendje të OKB-së. Ne mbështesim fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke përmbyllur një dosje mjaft të rëndësishëm në Ballkan, do ishte kyç në hapjen e rrugës për pavarësinë e Kosovës”, tha Xhaçka.

Olta Xhaçka vlerësoi se SHBA i ka dhënë mbështetje të madhe Shqipërisë, edhe në luftën ndaj korrupsionit.

“SHBA i ka dhënë mbështetje Ballkanit për të demokratizuar vendet e rajonit. Lufta kundër korrupsionit në Ballkan, strategji e politikës së jashtme amerikane.

Duhet parë në këndvështrimin e një vendosmërie të SHBA për të qenë krah për krah qytetarëve shqiptarë. SHBA na kanë dhënë dhe do na japin mbështetje. Reforma në drejtësi dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë kryereforma, që kërkon BE-ja”, u shpreh Xhaçka.

Artikulli paraprakPËRFAQËSUESJA MË E LARTË E SHQIPËRISË NË KËTË SESION, MINISTRJA XHAÇKA VOTON NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË OKB
Artikulli tjetërMATURANTËT E GJIMNAZIT “OSO KUKA”: TEZË E VËSHTIRË DHE PRESION