Shqipëria është pranuar si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në KS të OKB.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ky i fundit, përmes një postimi, shprehet se ky është një lajm i mirë.

Kreu i qeverisë shton se Shqipëria, për t’u pranuar anëtare e përkohshme e KS të OKB-së mori 175 vota nga 117 që i nevojiteshin.

“LAJM I BUKUR

Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023🇦🇱

#Albania”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakMATURANTËT E GJIMNAZIT “OSO KUKA”: TEZË E VËSHTIRË DHE PRESION
Artikulli tjetërSHQIPËRIA ANËTARE E SIGURIMIT NË OKB, REAGON SORECA: DITË HISTORIKE PËR SHQIPTARËT