Kryeministri Edi Rama e cilëson si një hap më pranë BE-së, anëtarësimin e Shqipërisë për t’u bërë anëtarë e Mekanizmit të BE-së për Mbrojtjen Civile.

‘Shqipëria plotëson të gjitha kushtet dhe bëhet anëtare me të drejta të plota e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, çka do të thotë që çdo fatkeqësi natyrore e jona është njëkohësisht fatkeqësi natyrore e Bashkimit Europian, e cila vë menjëherë në lëvizje mekanizmin e mbrojtjes europiane, duke angazhuar për Shqipërinë mjete, njerëz e fonde për përballimin e emergjencës. Sot jemi një hap më pranë BE-së dhe BE-ja është një hap më afër nesh, në një rrugë që tanimë bëhet çdo ditë e më e përbashkët. Mirënjohje komisionerit europian për menaxhimin e krizave, Janez Lenarčič, pa mbështetjen e të cilit kjo arritje domethënëse do të ishte ende e parealizuar.’- shkruan Rama.

Artikulli paraprakCRISTIANO RONALDO PËRÇAN MANCHESTER UNITED, REAGON KLUBI: SOT KEMI NISUR PROCEDURAT
Artikulli tjetërEMIGRIMI UL NUMRIN E LEJEVE TË PESHKIMIT