Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Rama që konfirmoi se vendi ynë dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtës në çështjen e Ukrainës.

Në një postim në Twitter, Kim shkruan se SHBA-të e vlerësojnë lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa shton se agresioni rus kërcënon jo vetëm Ukrainën dhe Europën, por edhe rendin ndërkombëtar.

“SHBA vlerësojnë udhëheqjen e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si bashkëpenëmbajtëse me ne mbi çështjen e Ukrainës. Agresioni i Rusisë kërcënon jo vetëm Ukrainën & Europën por rendin ndërkombëtar të cilin OKB-ja është ngarkuar të ruajë”.

Artikulli paraprakNORMA BAZË E INTERESIT NUK DO NORMALIZOHET DERI NË 2024! BSH: KËRKESA E LARTË RRITI ÇMIMET E PRODUKTEVE, INFLACIONI …
Artikulli tjetërSHBA: ARRIN NË 900 MIJË NUMRI I VDEKJEVE NGA KORONAVIRUSI