Shqipëria ka rënë me katër vende në Indeksin Botëror të Sundimit të Ligjit, nismë e organizatës “World Justice Project”, që organizohet prej vitit 2008. Organizata e rendit Shqipërinë në vendin e 87, nga 140 vende në total. Në analizë merren tetë faktorë, që nga kufizimi i pushtetit të qeverisë, deri te drejtësia penale e civile.

Për drejtësinë penale, Indeksi vëren se faktorët kryesorë pengues janë korrupsioni dhe ndikimi i politikës. Në kriterin e korrupsionit, vendi ynë renditet i 107 në rang global me rënie në krahasim me vitin e kaluar. Treguesi nëse zyrtarët e qeverisë dhe ata të drejtësisë përdorin zyrën dhe pushtetin për përfitime personale është më i ulëti, ku Shqipëria renditet e 126-ta nga 140 vendet. Renditje të ulët ka edhe në treguesin nëse deputetët e përdorin postin publik për përfitime private, duke u renditur e 108-ta.

Renditjen më pozitive Shqipëria e ka në kriterin e zbatimit të të drejtave themelore të njeriut dhe rendin e sigurinë.

Artikulli paraprakTENSIONET NË VERI, GJERMANIA APELON PËR KOMPROMIS MES KOSOVËS DHE SERBISË!
Artikulli tjetërZELENSKY NË SAMITIN E KLIMËS: BOTËS I DUHET PAQE PËR NJË POLITIKË EFEKTIVE KLIMATIKE