KODHELI: ME KËTË PROJEKT PËR SHQIPËRINË MUNDËSI TË REJA. Shqipëria përfundon me sukses të plotë agjësimin e 17 ton municioneve të ardhura nga Mali i Zi. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Ministria e Mbrojtjes e cila thekson se demontimin i municioneve është kryer në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit.Sipas Ministrisë, finalizimi i këtij projekti është i një rëndësie të veçantë, pasi e kthen Shqipërinë në një qëndër të specializuar demontimi, duke rritur njëkohësisht mundësinë për hapjen e vendeve të reja pune.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë inspektimit që bëri në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës, u shpreh mjaft optimiste për mundësitë që i ofrohen qeverisë shqiptare me përfundimin e suksesshëm të këtij projekti pilot.Gjatë zhvillimit të këtij projekti, u realizua asgjësimi i 17 ton municion i ardhur nga Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar për këtë qëllim midis dy palëve.