Kori Holandez “Këngëtarët Udhëtues të Utrechtit” zgjodhën Shkodrën si destinacionin e 6 të tyre për të performuar së bashku me anëtarët e qendrës së këndimit koral “Rozafa Expression”.
Në muzgun e së premtes, kjo mbrëmje kulturore Shqipëri-Holandë, i kushtoi një moment të veçante edhe 100 vjetorit të lindjes së komprozitorit të madh Prenkë Jakova. Dirigjenti Zef Çoba tha se pavarësisht se kulmi aktiviteteve homazh në nder të figurës së Prenkë Jakovës është në muajin qershor, organizimet në këtë përvjetor tashmë kanë nisur.
Krijuesja dhe drejtuesja e korit holandez e cilësoi vizitën në Shkodër një mundësi për të njohur më tepër muzikën dhe kulturën e vendit. Ky kor holandez që qëndroi rreth 1 javë në Shkodër është krijuar në vitin 2006 dhe e ka marrë emrin nga qyteti ku e ka zanafillën, Utrechti. Kori përbëhet nga 30 anëtarë, ndërsa zhvillojnë vizita periodike çdo dy vite në vende të ndryshme. Para se të vinin në Shqipëri, ky grup koral ka qenë nismëtar i disa mbrëmjeve kulturore të organizuara në Slloveni, Maqedoni, Armeni, Bullgari dhe Gjeorgji.