Në kuadër të zbatimit të projektit “Katatsrofat nuk njohin kufij”, u zhvillua trajnimi ndërkufitar katër ditor, i ndjekur nga një ushtrim në terren me temë “Mbrojte dhe Shpëtim në situata përmbytjeje”. Kryetrajneri Milan Radoviq, tha se të dy shtetet duhet të ndajnë përgjegjësitë për menaxhimin e liqenit të Shkodrës.

Unë e kam thënë shpesh, duke qenë se liqeni i Shkodrës është pjesë e juaja dhe e Malit të Zi, ne ndajmë edhe bukuritë natyrore edhe rreziqet që paraqiten nga mungesa e mirëmënaxhimit të tij. Jam i kënaqur që ka struktura të gatshme për sa i përket këtyre situatave të krijuara nga përmbytjet. Tashmë këta efektivë zjarrëfikës kanë aftësitë e duhura të shpëtojnë jetë njerëzish, siç janë rastet e evakuimit të popullatës. Gjatë këtyre ditëve jemi munduar t’i përmbahemi axhendës së trajnimit, për të rritur aftësitë e këtyre efektivëve në rastet e fatkeqësive natyrore.
Kryetrajneri Radovic tha se tashmë 33 efektivët mes të dy vendeve janëtë gatshëm të marrin pjesë në operacionet e evakuimit në raste të fatkeqësive natyrore.

Shpresoj që të kemi rritur nivelin e njohurive të ekipeve pjesëmarrëse pasi në situatat e tjera të përmbytjeve do të kemi një grup më të aftë për të përballuar vështirësitë në terren dhe se teknikat e mësuara gjatë trajnimit do të japin rezultatin e vet.
Në përfundim të trajnimit, pjasmarrësit në mënyre demonsrtative, zbatuan në praktikë njohuritë e përfituara gjatë këtyre ditëve, dhe u pajisen me çertifikate pjesmarrje.

Artikulli paraprakRRUGA E BLLOKUAR, VENDIM I PAKONSULTUAR!
Artikulli tjetër“MONROE COLLEGE” TAKIM ME MATURANTËT NË SHKODËR