Shqipëria do të vazhdojë të jetë nën monitorimin e Këshillit të Europës. Ky është propozimi që bën austriaku Stefan Schennach në raportin e tij, i cili do të jetë objekt i diskutimit në punimet e vjeshtës të Asamblesë së KiE në këtë fundshtatori.

Raporteri austriak në emër të Komitetit për Respektimin e Detyrimeve dhe Angazhimeve nga shtetet anëtare të KiE, i quajtur ndryshe dhe si Komiteti i Monitorimit do të lexojë raportim mbi shtetet që janë nën monitorim ku ndër to përfshihet dhe Shqipëria. Gazeta “Shqip” ka gjetur raportin e Schennach, anëtar i grupit socialist në Asamblenë e KiE-s (PACE) me numër 13868, në të cilën pasqyron gjetjet për periudhën e monitorimit të shteteve nga tetori 2014 deri më gusht 2015. Pas prezantimit të këtij raporti, pritet të votohet në formë rezolute konkluzionet e gjetura, e kjo pas debateve që do zhvillohet në Asamblenë e Këshillit të Europës. 

MONITORIMI LIDHET ME DREJTËSINË DHE ZGJEDHJET

Në draft-rezolutë i propozohet që Asambleja të votojë për vazhdimin e mbajtjes nën monitorim të rreptë shtetet si: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnjë dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Moldova, Federata Ruse, Serbia dhe Ukraina, kjo në përpjekjet e tyre për të përmbushur plotësisht detyrimet dhe angazhimet që kanë pas anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ndërsa katër shtetet e tjera, Turqia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Maqedonia janë në një fazë tjetër të dialogut pos-monitorimi.

 

Artikulli paraprakDERI NË VITIN 2031, DO TË KETË 4% MË PAK SHQIPTARË
Artikulli tjetërKROACIA KËRKON QË SERBIA TË MOS DELEGOJË AZILKËRKUES