Xhani De Biazi dhe FSHF-ja vazhdojnë që të kërkojë në vend për kombëtaren dhe grumbullimin para fazës finale të Europianit

Së fundmi është mësuar se kuqezinjtë mund të përgatitet në Steiermark (Styria) para kampionatit europian, që do të luhet nga data 10 qershor deri më 10 korrik të këtij viti në Francë. Trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biazi, ka vëzhguar nga afër kampin stërvitor në Bad Valtersdorf. Përfaqësuesja shqiptare e ka marrë në konsideratë si kamp trajnimi për t’u përgatitur për ngjarjen e madhe të verës. Të dyja vendndodhjet, Bad Radkersburg dhe Bad Valtersdorf, u vizituan nga trajneri De Biazi, i shoqëruar nga drejtori i këtij kompleksi stërvitor, Kian Valizadeh“. Kështu shkruhet në lajmin e faqes zyrtare në internet të “International Football Camp Styria”. Fjala është për një rajon turistik për vetë Austrinë dhe të tjerët, që vijnë nga jashtë vendit. Konsiderohet si “zemra e gjelbër” e Austrisë. Që nga viti 1996, disa nga futbollistët më të mirë të botës e kanë zgjedhur këtë kompeks si vend për stërvitjet parasezonale me skuadrat e tyre. Nëse de Biazi kërkon vend për kuqezinjtë, lojtarët janë në qendër të vëmendjes. Nga ana tjetër oferta më e fundit ka ardhur nga Spanja, më konkretisht nga Sportingu i Gihonit, kërkon Rey Manajn. Klubi i Primeras, kërkon sulmuesin e kombëtares sonë në huazim. Manaj ka nevojë të luajë dhe ky është opsioni i vetëm që ai të largohet, ndaj Interi kërkon garanci në këtë drejtim, por gjithashtu i duhet një zëvendës për të. Për 18-vjeçarin kalimi i Sportingu do të ishte me shumë vlerë, sepse bëhet fjalë për një klub që u jep shumë hapësirë të rinjve dhe sulmuesi kryesor Sanabria është vetëm 19 vjeç, ndërsa Karlos Kastro 20 vjeç.

Artikulli paraprakRRUGA PRANË URËS SË TRENIT, MBYLLET “KANALI” PROBLEMATIK
Artikulli tjetërPAKETA FISKALE PARA KËSHILLTARËVE TË BASHKISË SHKODËR