Mbrëmë ka mbaruar afati për dorëzimin e listave në KQZ të kandidatëve për kryetarë bashkish dhe të këshillave bashkiakë në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

PS i ka depozituar kërkesat në KQZ pasditen e djeshme, ndërkohë që koalicioni “Bashkë Fitojmë” e kanë dorëzuar pak më vonë. Po ashtu mësohet se Partia Demokratike i ka dorëzuar këto lista të gjitha pak para mesnatës, rreth orës 23:55.

KQZ do të nisë të shoh dhe vlerësojë dokumentacionin dorëzuar nga subjektet politike, nëse ka ndonjë gabim, ndërsa do të shqyrtohen dhe formularët e dekriminalizimit.

Artikulli paraprakDROGË NGA EKUADORI ME SHENJËN ‘LOUIS VUITTON’, ARRESTOHEN 3 SHQIPTARË NË PORTIN ITALIAN. JA KU I KISHIN FSHEHUR 83 KG KOKAINË
Artikulli tjetërSHPALLET DATA E ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE, GREQIA VOTON PËR QEVERINË E ARDHSHME MË 21 MAJ