Shqipëria radhitet e 9-a në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës me 1. 31 euro lekë për litër., mes 56 vendeve të botës të radhitur në në raportin e “Fuel Prices Europe” që publikohet çdo ditë. Nëse një krahasim të çmimit me të cilin shitet nafta në karburantet shqiptare me atë të vendeve të tjera të zhvilluara në botë, vërehet se diferenca është shumë e vogël.
Në Britaninë e Madhe nafta tregtohet me 1.6 euro, pra 3 cent më shumë se në Shqipëri . Nga vendi i parë në këtë tabelë që është pikërisht Britani deri tek i katërti (Izrael-Norvegji-Itali) çmimi i naftës ruan thuajse të njëjtat vlera në çmimin e tregtimit për litër . Vendi ynë renditet shumë pranë Danimarkës dhe Zvicrës të cilat kanë një ekonomi shumë herë më të lartë dhe të ardhurat për frymë janë shumë herë më mira sesa në Shqipëri Në shtetin tonë fqinj Maqedoninë çmimi i naftës shitet me 1 euro pra me 140 lek ose 45 lek më pak se në Shqipëri . Ndërsa Kosova mban vendin e 27 në botë me çmimin e naftës 1.2 euro. Pavarësisht se në bursat ndërkombëtare, çmimi i naftës ka pësuar rënie, në tregun shqiptar kjo nuk reflektohet. Në këtë raport Arabia Saudite e cila ka burime mjaft të pasura të hidrokarbureve, ka edhe çmimin më të lirë të naftës me vetëm 1 cent.