Mahnitëse!

Një hartë e Tiranës në vitet 1930, perëndimi i Durrësit, Pllazha e vjetër në Ulqin, Shtëpia e Lidhjes në Prizren, a muzgu i Butrintit, janë bërë pjesë e koleksionit më të fundit të stilistit Ardi Asllani. “My Albania” e tij përfshin ngjyra, vende, kohë, dritare, kanata, histori e trashëgimi që ndërthuret mes tekstilit e linjave të modeles Adrola Dushi, vijnë në këtë set fotosh si i pari hap i një udhëtimi të gjatë. Stilisti synon që nismën e tij, ta shtrijë më gjerë, jo vetëm në fustane, por edhe në rroba casual, që të bartim me vete kalatë, ujëvarat, kullat, a urat që karakterizojnë qytetet tona. Rreth koleksionit të tij, ai shprehet për revistën “Who” se: “Ishim nëpër rrugët e New Yorkut kur po bënim foto me modelen shqiptare Adrola Dushi, me fotografin Bashkim Hasani.

Njerëzit ndalonin nëpër rrugë dhe pyesnin, ‘ku mund t’i gjejmë këto veshje dhe çfarë përfaqësojnë ato veshje’. Kur i shpjegoje se në këtë veshje është një qytet, ata reagonin shumë mirë, futeshin dhe kërkonin imazhe të qytetit”. Në mesin e kalimtarëve, Asllani veçon një çift që interesohej për veshjen me imazhin e Durrësit. “Donin të dinin ku mund ta gjenin ‘online’ këtë veshje”. Qyteti me port, sipas stilistit është një prej atyre vendeve që dhuron perëndimin më të bukur të botës, madje e krahason me Santorini-n. “Nga të gjitha qytetet kam marrë veçantitë e tyre. Për Durrësin, mora perëndimin. Më besoni, kam bredhur gjithë botën për pushime, e gjithandej thonë ‘se perëndim më të bukur se ky që shihni këtu nuk ka’, por ju garantoj se perëndim më të bukur se sa ai që ka Durrësi, nuk e ka as jugu ynë. Në jug, dielli fshihet pas maleve, ndërsa në Durrës, ai bie thikë mbi det. Është ndër të rrallat vende që si në Santorini, në Durrës, dielli bie thikë mbi det. Shumë i bukur”.

Pas të kuqerremtes së qytetit bregdetar, ai veçon natën e Butrintit, të cilën e ka përzgjedhur mes shumë netëve magjike, prej kujtimeve që ruan nga festivalet që ka ndjekur atje, e nga koncertet në teatrin e tij. “Yjësia e atij vendi, gati-gati është e shenjtë. Krijon një lloj magjie dhe veshja me Butrintitn ashtu është krijuar, me një muzg, në Butrint”. Fustani i Tiranës, është mbase ndër më të bukurit. Një linjat e Adrolës, vëren rrugica, rrugina, lagje, Kullën e Sahatit. Në bardhezinë e një harte të 1930-ës, shtrihet e përgjumur historia. “Jo pa qëllim. Sepse me Tiranën abuzohet si një qytet pa histori, por që në fakt Tirana e ka një hisotri të veten e një fizionomi të veten. Përdora një hartë të vitit 1930, në të cilën shkruhet frëngjisht. Ishte koha kur sapo kishte nisur të krijohej qendra e Tiranës, kompleksi i ministrive, e prapë, ndarjet ishin të qarta, ishte lagjja e Tabakëve, Tirana e Re”.

Ndërsa qyteti përvijonte fizionimë që do ruante deri në ‘90-ën pa kullat e kohëve të fundit, Ardi, si tiranas i vjetër, e ndërtoi fustanin me këtë logjikë, “kemi një histori e padyshim, Tirana jonë është shumë e ngjashme me gjithë qytetet e tjera që prej formimit e deri sot”. Kështu erdhi edhe fustani i Beratit, ku u përdorën fluturat një mbi një, për të dhënë idenë e një mbi një dritareve. Nga dhjetë qytetet e përfshira, dy janë qytetet jashtë Shqipërisë: Prizreni dhe Ulqini. Nga Ulqini ku qielli ka marrë vanilje, është Pllazha e një pjesë e kalasë; nga Prizreni është Shtëpia e Lidhjes, ura kryesore e hamami.h.jpgt.jpg

Artikulli paraprakQEVERIA MIRATON PAGËN MINIMALE, RRITET ME 2 MIJË LEKË
Artikulli tjetërUNITED PREK FINALEN E EUROPA LEAGUE, FITON NË SPANJË