Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e së martës në Shkodër për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste, nga ku deklaroi se opozita është si “i dehuri i lagjes, që rri gjithë ditën duke sharë e përfolur”.

“I ofrojnë popullit vetëm baltë, shpifje dhe akuza. Çdo lagje e ka një të dehur që rri gjithë ditën duke sharë e përfolur lagjen. Kështu është edhe PD-ja”, tha Rama. “Gjëja më e lehtë është që t’i drejtohesh sot njerëzve që janë në hall e t’i kundërvihesh qeverisë dhe reformave. Por kjo është gjëja e vetme që dinë të bëjnë ata që ne gabimisht i quajmë opozitë. Ata nuk janë opozitë dhe kjo është mangësia e madhe e vendit, që nuk ka opozitë. Ka një qeveri të vjetër që ka rënë nga kali dhe një të re që bën detyrat. Të vjetrit jetojnë me idenë se populli bëri gabim që i dërgoi në shtëpi dhe mendojnë se populli do e korrigjojë gabimin, por i ofrojnë atij vetëm baltë, shpifje dhe akuza”, shtoi kreu i qeverisë. Kreu i qeverisë theksoi se “Partia Socialiste është forca e duhur dhe e vetme në këtë vend që mund të bëjë shtet” dhe se “sikur reformat që po bëjmë ne të ishin bërë kohë më parë, vendi do të ishte ndryshe sot”.

Artikulli paraprakSHKODËR, DREJTONIN AUTOMJETIN PA DOKUMENTACION, ARRESTOHEN DY SHTETAS
Artikulli tjetër“SHQIPËRIA E GJENERATËS TJETËR” EDI RAMA NË SHKODËR