DEKLARATA NGA MINISTRI I JASHTËM I KOSOVËS GJATË NJË VIZITË NË ZAGREB. Pak ditë pas reagimit të Brukselit për deklaratave të bëra nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për ” bashkim kombëtar të Kosovës dhe të Shqipërisë “, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi,

tha në Zagreb gjatë një vizite zyrtare se ideja e Shqipërisë së Madhe është konceptuar në Serbi. “Idenë e Shqipërisë së Madhe nuk e kanë konceptuar shqiptarët, por armiqtë e tyre,”. Kështu shkruante  agjencia e lajmeve ‘Hina’ , duke shtuar se “anëtarësimi në BE është” vullneti dhe dëshira e qytetarëve dhe autoriteteve politike të Kosovës dhe Shqipërisë, është vullneti i të gjithë shqiptarëve. ” Thaçi tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës është duke u zbatuar, dhe është e nevojshme që serbët të integrohen në forcat e policisë lokale në Kosovë, në gjyqësorin dhe në drejtësi, duke deklaruar se “ëndrra e shkëputjes serbe nga Kosova ka përfunduar përgjithmonë “. Po ashtu agjencia e lajmeve ka shtuar se nuk do të ketë autonomi në atë pjesë të Kosovës, nuk do të ketë as Republikë Serbe në Bosnje Hercegovinë me pjesëmarrje të Kosovës. Përpjekjet e Serbisë për të ndarë Kosovën ishin shumë të rrezikshme, sepse çdo vend në rajon ka një Mitrovicën si e jona. Ndërsa agjencia kroate e lajmeve shkruan se Mitrovica është Kroatisht është një qytet i cili është një simbol i ndarjeve etnike në Kosovë. “Unë jam i sigurt se herët a vonë Beogradi do ta njohë pavarësinë e krahinës jugore serbe qoftë hap pas hapi, qoftë përmes procesit të pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian ose përmes “një anëtarësimi të njëkohshëm të Kosovës dhe Serbisë për në BE” , u shpreh Hashim Thaçi. “Nëse Serbia do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian para Kosovës, ky do të jetë një gabim i madh me pasoja historike dhe strategjike për të gjithë rajonin,” tha Thaçi, duke theksuar se Serbia si anëtare e BE-së mund të ketë një qëndrim negativ ndaj Kosovës . Ai gjithashtu shtoi se Serbia duhet të ketë sigurinë e BE që io gjithë rajoni në të njëjtën kohë edhe Kosova të bëhen pjesë e BE-së. 

Artikulli paraprakOBAMA SHTRËNGON DUAR ME RAUL KASTRO
Artikulli tjetërBSPSH: PROTESTA NËSE NUK FIRMOSET KONRATA E ARSIMTARËVE