Dëshira nuk i ka mjaftuar kombëtares shqiptare për të mposhtur Jordaninë, me kuqezinjtë që nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0.

Në miqësoren e luksit të zhvilluar në “Elbasan Arena”, të besuarit e Christian Panuccit tentuan të tundin rrjetin me të gjitha mënyrat, por fati dhe pritjet e portierit mik lanë të pandryshuara rezultatin e takimit deri në fundin e tij.

Takimi nisi me miqtë të cilët tentuan të gjenin golin, por rastet më të pastra i kishin kuqezinjtë tanë, me Grezdën e Manaj që shpërdoruan nga fare pranë. Kujtojmë që në dy raste kuqezinjtë pretenduan për një penallti, por kryesori nuk akordoi asgjë.

Në fraksionin e dytë, Panucci tentoi të ndryshonte fytyrën e skuadrës, duke hedhur në fushë, Emanuele Ndoj, Bekim Balaj dhe Myrto Uzuni, por që pavarësisht aksioneve të krijuara, finalizimi la për të dëshiruar, diçka që shpresojmë ta korigjojmë pas katër ditësh.

Përfundimisht barazim 0-0, një rezultat që nuk të jep shumë shpresë për takimin e radhës ndaj Izraelit, i cili është programuar për tu luajtur në Beer Sheva të dielën e 14 tetorit.

Artikulli paraprakQËLLOI ME ARMË FAST-FOODIN, ARRESTOHET SHQIPTARI, I GJENDET KOKAINË E EURO
Artikulli tjetërKAMIONÇINA BIE NGA URA NË LUMË, DY TË PLAGOSUR