Shqipëria renditet e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2019. Në total janë 154 shtete dhe para Shqipërisë renditen Libani, Pakistani, Holanda, Spanja, Afganistani dhe në vend të parë Maroku thuhet në raportin Botëror të Drogave 2022 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara.

Të dhëna të tjera thonë se në rastet më të mëdha, trafikimi bëhet nga Maroku në Spanjë dhe nga Afganistani në vendet e tjera të Azisë Perëndimore. Spanja shërben si porta kryesore për tregjet në Perëndim dhe Evropën Qendrore. Ndërsa kanabisi i prodhuar në Marok ka destinacion vende të tjera të Afrikës së Veriut.

Në raport përmendet se analiza e treguesve të ndryshëm për periudhën 2010-2020 sugjeron se në disa shtete të Amerikës, Afrikës, Azisë dhe Europës, ku përfshihet edhe Shqipëria, prodhimi i i kanabisit bëhet për eksportim apo prodhim për konsum të brendshëm.

Rreth 29 milionë njerëz vlerësohet se ishin përdorues të kanabisit gjatë vitit të kaluar në Evropë. Në të dhënat e bëra publike nga Raporti i Drogërave rezulton se shumë vende kanë trend rritje të përdorimit të kanabisit në vitet e fundit. Shqipëria përmendet edhe në të ashtuquajturën rrugë të Ballkanit për heroinën, që fillon nga Pakistani, kalon nëpër Siri, Turqi, Greqi, Shqipëri dhe përfundon në vendet e Europës Perëndimore.

Sipas të dhënave, rruga më e rëndësishme në botë për trafikun e heroinës dhe morfinës vazhdon të ecë nga Afganistani përmes Iranit në Turqi dhe më pas përmes vendeve të Ballaknit në Evropën Perëndimore dhe Qendrore.

Artikulli paraprakKOMISIONERI I BE-SË: SHQIPËRIA DHE MAQEDONIA E VERIUT JANË GATI, DUHET TË JEMI EDHE NE
Artikulli tjetërINSTAGRAM PLANIFIKON RISINË, KONTROLLI I MOSHËS SË ADOLESHENTËVE PËRMES SKANIMIT TË FYTYRËS