Shqipëria emeton me sukses Eurobondin e ri 10-vjeçar.

Ditën e sotme Republika e Shqipërisë doli në tregjet ndërkombëtare financiare me një obligacion ndërkombëtar të ri 10-vjeçar në vlerën prej 650 milion euro me një kupon prej 3.50% me interes 3.75%.

Procesi u drejtua nga Zv. Kryeministri Z. Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomise Znj. Delina Ibrahimi.

Investitorët treguan konfidencë duke shprehur interes ne ofertat qe kaluan 1.8 here vleren e kerkuar. Sipas qeverisë, ky ishte nje test real per ekonomine shqiptare, qe rikonfirmon besimin e tregjeve ne qendrueshmerine e ekonomise shqiptare edhe ne kohe te veshtira, pas goditjes se termetit dhe pandemise.

“Transaksioni shënon rikthimin e suksesshëm të Republikës së Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, duke pasuar emetimet e mëparshme të realizuara në 2015 dhe 2018, 2020, ku u arrit financimi me po te njejtin kupon si ne 2020, 3.5% por kete here me nje afat maturimi 10 vjecar”.

Artikulli paraprakPLAS GRUSHTI, DY TË RINJ ZBRESIN NGA MAKINAT DHE KONFLIKTOHEN NË MES TË RRUGËS
Artikulli tjetërVRAU PAMËSHIRSHËM GRUAN 20 VJEÇE, I BURGOSURI RRËFEN DETAJE NGA JETESA NË BURG E PILOTIT