Me 17 Prill merret vendimi ,shpresojme per tre pike ne favorin tone.Përpara ndeshjes me Armeninë, diçka e tillë nuk u trumbetua, mbase sepse të gjithë e kishin mendjen për të marrë fitoren e dytë në.

Por gjithnjë pas një rezultati bëhen dhe llogaritë e para matematikore dhe përcaktohet strategjia që duket dhe më e përshtatshmja. Natyrisht, më e mira do ishte të fitoje çdo takim, por diçka e tillë nuk mund të ndodhë, aq më tepër në kushtet e kombëtares kuqezi. Ndeshja e parë për këto eliminatore do të jetë të premten e 4 tetorit në Kopenhagën, ku Shqipëria do të udhëtojë në transfertën më kyç të sezonit, atë kundër Danimarkës. Të dyja skuadrat aktualisht janë në kuotën e 7 pikëve dhe ndajnë vendin e dytë, por danezët do të përballen me Serbinë më 13 qershor dhe situata në tabelë mund të jetë tjetër. Por kjo nuk shmang faktin se Shqipëria e luan aty raundin kryesor të këtij edicioni. Një ndeshje, që veç vendit të dytë, luan një rol kyç dhe për vendin e tretë, pasi e treta më e mirë u bashkohet direkt 18 ekipeve të renditura në dy vendet e para në grup, çka shmang play-offin. Pas përballjes me Danimarkën, kuqezinjtë do të presin në Elbasan Portugalinë. Ronaldo me shokë luan ndeshjen e pestë në Armeni më 13 qershor dhe, një fitore e mundshme, do ta bënte më komode situatën e tyre, por natyrisht ndaj Shqipërisë do të luhet gjithçka, pasi ndeshjen e fundit luzitanët e luajnë në Serbi, ndërsa më parë do ndeshen me Danimarkën. Përballje këto që i vlejnë shumë Shqipërisë, gjithnjë nëse në Kopenhagën shmanget humbja. Ndeshja e parafundit do të jetë ndaj Serbisë. Serbët nga ana e tyre do të udhëtojnë në Danimarkë dhe presin Armeninë përpara se të vijnë në Shqipëri, por shanset e tyre duken realisht të kompromentuara, pas humbjes së fundit në Portugali. Sipas llogarive, Shqipëria nuk duhet të humbasë ndaj ndaj Arminsë e Serbisë. Ndërsa me interes pritet vendimi që do të marrë gjykata e arbitrazhit me 17 prill. Në rast se Shqipërisë do ti jepen tri pikët në tavolinë, atëherë mund të themi se zonën play-off e kemi siguruar, por kjo mbetet për tu parë.

Artikulli paraprakBASHKIA JEP TITUJ NDERI PËR THEMELUESIT E VLLAZNISË
Artikulli tjetërLIHEN TË LIRË TË ARRESTUARIT E PROTESTËS